Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, para katër vjetëve kishte uruar Kosovën për “liberalizimin e vizave”.
Në një postim të bërë më 4 maj të vitit 2016, Abrashi, kishte shkruar: “Urime liberalizimi, Urime Kosovë! Me MSA dhe liberalizim, perspektiva evropiane merr kuptim të plotë!”.
Në foton në këtë postim shihej aty edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ministrja e tashme e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
Kosova është ende në pritje të liberalizimit të vizave përkundër këtyre urimeve që kishin bërë më herët politikanët, ndër të tjerë edhe Abrashi.
Abrashi së fundi ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në takim në Washington, ku u nënshkrua një marrëveshje normalizimi ekonomik me ndërmjetësim të SHBA-së.

-
Qeveria: Kudo që të udhëtoni, mos harroni se shtëpia juaj është Kosova
-
Sveçla uron qytetarët për liberalizimin e vizave: Rrugë të mbarë si në shkuarje edhe në ardhje
-
Begaj uron liberalizimin e vizave: Arritje e vonuar
-
Abazi: Ka shpresa që deri në fund të vitit të marrim përgjigje pozitive për liberalizimin
-
Sveçla optimist për liberalizimin e vizave: Perspektiva është e mirë