Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Miftaraj: Thaçit mund t’i sjellë probleme në Speciale falja e personave nga rasti “Bllaca”

Ehat Miftaraj, nga IKD-ja, në “Express Intervistë” ka thënë se ish-presidentit Hashim Thaçi mund t’i shkaktojë probleme të jashtëzakonshme falja e personave nga rasti “Bllaca”.

Ish-presidenti Thaçi, një ditë para se të ftohej nga Specialja, kishte nxjerrë një dekret për faljen e pesë të burgosurve, përfshirë këtu edhe dy të dënuarve për rastin “Bllaca”, Shpresim Uka e Bekim Sylaj.

Ani pse Komisioni Thaçit ia kishte rekomanduar që Shpresim Ukës t’ia falte vetëm një vit të dënimit, Thaçi Ukës ia fali edhe 3 vjet më shumë nga dënimi i mbetur.

Njëjtë Thaçi veproi edhe me të dënuarin tjetër Bekim Sylaj.

“Derisa në aspektin juridik nuk është se Thaçi mund ose duhet të përgjigjet për vendimin që ka marrë me rastin e faljes së disa personave. Në aspektin e strategjisë së Prokurorisë padyshim se do të mund t’i paraqesë jashtëzakonisht shumë probleme. Prokurori i rastit do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i ka në dispozicion për të dëshmuar para trupit gjykues se në këtë rast presidenti Thaçi, i akuzuar për krime lufte, edhe në kohën sa ishte president i Republikës nuk është se ka pasur respekt për të respektuar ligjin e procedurat. Në këtë drejtim Prokuroria do të mundohet ta paraqesë të njëjtin si një person i cili thyen ligjin dhe në njëfarë mënyrë të lidhet me aktakuzën tanimë i vihet në barrë”, ka thënë Miftaraj.

Edhe Dekreti mund t’i hapë probleme Thaçit në Speciale, të dënuarit e rastit “Bllaca” i fali më shumë se që iu rekomandua Arbëri Dekreti mund t’i hapë probleme Thaçit në Speciale, të dënuarit e rastit “Bllaca” i fali më shumë se që iu rekomandua

Dekreti mund t’i hapë probleme Thaçit në Speciale, të dënuarit e rastit “Bllaca” i fali më shumë se që iu rekomandua

Ai ka shtuar se në çdo shtet normal është e kuptueshme se e drejta e faljes është një pushtet ekzekutiv i jashtëzakonshëm që i jepet çdo presidenti të një vendi.

Sipas tij falja ndodh kur zakonisht mund të ndodhë ndonjë gabim gjyqësor.

“Është një traditë që ka filluar nga 2010 që ka nisur me Sejdiun, e që ka vazhduar me Krasniqin, që në njëfarë mënyre e kishin keqkuptuar atë autorizimin apo të drejtën që i jepet presidentit. Na kujtohet se kur me dhjetëra persona kanë përfituar nga kjo e drejtë. Ky është një akt moral dhe nuk është obligim i presidentit për të falur askënd që është i dënuar. Në rastin konkret të presidentit Thaçi padyshim se janë shumë komplekse dhe kanë ngritur dilema në publik në lidhje me personat çoftë që janë vrarë apo ata që kanë kryer këto vepra penale. Si IKD në hulumtimin që kemi bërë është se në çdo rast që duhet ta falë dikë përveç që vendimi duhet të jetë publik duhet të ketë edhe një arsyetim mbi bazën se cilët janë arsyet shkaqet”, ka thënë Miftaraj.

Për rastet në fjalë ai thotë se nuk ka pasur asnjë lloj arsyetimi.

“Unë do t’i kisha besuar Komisionit sikur ne të mos dinim procedurat e obligimet që i ka secili institucion. Komisioni ka treguar ose se është jokompetent ose jo profesional. Përgjigja e komisionit (se nuk e dinin se i kanë ikur drejtësisë personat në fjalë) është e pasinqertë dhe duket ka qenë vetëm përpjekje për t’u larë para opinionit publik. Në bazë të kësaj që ka dalë deri më tani ka pasur tejkalim të autorizimeve dhe në një shtet normal do të duhej të nxiste një hetim penal”, ka thënë ai.

Sipas Miftarajt mostransparenca e institucioneve e vështirëson punën e mediave por edhet të shoqërisë civile.

Edhe Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht Arbëri Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht

“Fatkeqësisht në Kosovë është e vështirë të kryejmë punën pasi kemi mungesë totale të transparencës dhe llogaridhënies edhe përkundër faktit se zyrës së presidentit i jemi drejtuar në më shumë se 50 kërkesa dhe i njëjti nuk i është përgjigjur IKD-së. Pikë e dobët në Kosovë është sistemi i drejtësisë, ai prokurorial. Kur sistemi Prokurorial ka frikë të shkojë në zyrë të presidentit për të hetuar atëherë se veprat e tilla penale potencialisht mund të kryhen dhe s’do të kemi hetime të pavarura”, ka thënë Miftaraj.

Sipas tij Komisioni më shumë është besnik ndaj Thaçit dhe të burgosurve se sa ndaj ligjit.