Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimin e dy rrugëve në Suharekë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net
Qëllimi i këtij Memorandumi është financimi i projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugëve Mushtisht – Shtërpcë në vlerë prej 1,000,000 eurosh dhe Nishor – Bellanicë (Suharekë – Malishevë) në vlerë prej 150,000 eurosh.
Me anë të këtij Memorandumi janë përcaktuar detyrat dhe përgjegjësitë për të dyja palët, me të cilin MI obligohet t’i sigurojë mjetet për të dy projektet, pagesat e të cilave do të bëhen në pajtim me realizimin e punimeve/furnizimeve sipas kushteve të kontratës.
-
Ministria e Infrastrukturës financon ndërtimin e dy rrugëve në Suharekë
-
Ministria e Infrastrukturës investon në asfaltimin e rrugëve në Malishevë
-
1 milion euro për ndërtimin e sheshit të Suharekës
-
Ministria e Infrastrukturës mbështet dy projekte të Zubin-Potokut
-
MKRS e Suhareka me memorandume për ndërtimin e 3 stadiumeve