Drejtuesit e Ministrisë së Infrastrukturës e Transportit dhe të Komunës së Suharekës, të premten, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për përkrahjen e financimit të ndërtimit të sheshit në Suharekë. Vlera e projektit në këtë memorandum figuron të jetë 1 milion euro. Me këto mjete parashihet ndërtimi i rrugës "Brigada 123” respektivisht sheshi i qytetit.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka theksuar se nga lidershipi i MIT-it është marrë zotimi për përkrahjen financiare prej 1 milion eurosh për sheshin e qytetit, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërsa ministri i MIT-it, Pal Lekaj, ka vlerësuar se e premtja ka filluar me lajm të mirë për Suharekën. “Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, mori zotimin për përkrahje financiare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në ndërtimin e sheshit të Suharekës “Brigada 123”. Jemi pranë secilës komunë, për të mirën e qytetarëve”, ka bërë të ditur Lekaj, në rrjetet sociale.
Muharremaj ka publikuar kopjen e memorandumit, ku në nenin 2 figuron se ndërtimi i rrugës "Brigada 123"-Sheshi i Suharekës kap vlerën 1 milion euro.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Sheshin në Suharekë do ta ndërtojë kompania e familjes së Kuçit, kritikon opozita
-
MIT-i ndan 1 milion euro për ndërtimin e bulevardit në Kamenicë
-
Muharremaj: Shumë punë janë kryer, por Suhareka po zgjerohet çdo ditë
-
Murati akuzon Komunën e Prishtinës se kundërligjshëm nënshkroi kontratën 18-milionëshe
-
Murati akuzon Komunën se kontrata për “Xhorxh Bush” u nënshkrua kundërligjshëm