Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën priti në takim kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, më të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e bulevardit në këtë komunë.
Vlera totale e këtij projekti do të jetë një milion euro, transmeton kp.
Për vitin 2019 për këtë projekt, MIT ka ndarë shumën prej 400 mijë euro, ndërsa shuma prej 600 mijë euro është planifikuar për vitin që vjen, në mënyrë që ky projekt të realizohet në tërësi.
Artikuj të ngjashëm