Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore në Komunën e Gjilanit.
Qëllimi i këtij Memorandumi, sipas njoftimit për media të MI-së, është financimi i projekteve infrastrukturore si dhe përcaktimi i obligimeve të kësaj ministrie dhe komunës së Gjilanit për asfaltimin e disa projekteve.
“MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Gjilanit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërkaq, thuhet se Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projektet të realizohen pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.
“Po ashtu, Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projekteve, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Financave dhe të hartojë projektet për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij Memorandumi”, potencohet në komunikatë.
Duke u bazuar në marrëveshjen në fjalë, Ministria e Infrastrukturës do të financojë këto projekte në vlerë prej 1 milion e 380 mijë euro.
-
Haziri thotë se QKMF-ja në Gjilan përfundon në 2019-n
-
Haziri e Demiri nënshkruajnë memorandum për zhvillimin e infrastrukturës në bujqësi
-
MIT-i mbështet Gjilanin me 1.7 milionë euro për projekte infrastrukturore
-
Ministria e Infrastrukturës mbështet Gjilanin me 1.3 milion euro
-
Ministria e Infrastrukturës investon në asfaltimin e rrugëve në Malishevë