Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, plotësim-ndryshim, lidhur me financimin e projektit “Ndërtimi i QKMF në Gjilan”.
Në kuadër të këtij projekti, i cili, kap vlerën e mbi 1.1 milionë euro, janë dakorduar që Ministria e Shëndetësisë të bëj pagesën prej 562 mijë euro, ndërkaq Komuna e Gjilanit për pjesën e mbetur prej 89 mijë euro.
Siç njofton kumtesa, Haziri tha se zhbllokimi i këtij projekti është lajm i mirë, duke shtuar se ky projekt do të përfundojë në vitin buxhetor 2019.
Haziri ka theksuar se ndërtimi i objektit të QKMF-së në Gjilan vlerësohet si zgjidhje për 50 vitet e ardhshme për shëndetësinë primare.
-
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan
-
Gjilani do të bëhet me objekt të ri të Kuvendit Komunal
-
Kryetari Hyseni paralajmëron dorëzimin e tri kallëzimeve penale ndaj ish-kryetarit Haziri
-
MSH-ja nënshkruan memorandum me Komunën e Shtimes për ndërtimin e QKMF-së
-
Haziri kritikon Qeverinë për mosndarje të buxhetit për stadium