Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal në vlerë prej 1.9 milionë euro.
Haziri ka falënderuar MAPL-në për mbështetjen e madhe, duke thënë se deri tani Gjilani ka vuajtur për një objekt të ri që do t’i plotësonte nevojat e kuvendarëve, partive politike dhe mbi 300 shërbyesve civilë.
Haziri theksoi se me ndërtimin e objektit të ri të Kuvendit Komunal, performanca në punë do të ketë rritje të dukshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan
-
Haziri thotë se QKMF-ja në Gjilan përfundon në 2019-n
-
Kuvendi Komunal i Gjilanit miraton buxhetin për vitin 2023
-
Sot mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit për të zgjedhur kryesuesin
-
Alban Hyseni sot merr drejtimin e Komunës së Gjilanit