Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se mosndarja e buxhetit nga Qeveria për stadiumin, është goditje për këtë komunë, derisa ka shtuar se këtë nuk do ta lejojnë.
Ai shkroi në Facebook se do të punojnë me grupet politike për ta përmirësuar, duke shtuar se buxheti nuk është i një ministri apo një qeverie, por “në duar të 120 deputetëve”.
“Por, nuk është mungesë vullneti vetëm për përfundimin e Stadiumit, mungon buxheti edhe për Qarkoren, e cila e lidhë qytetin e Gjilanit me Autostradën. Mungon, po ashtu, mos panifikimi buxhetor për pjesën e Autostradës nga Gllama e Bresalcit në drejtim të Konçulit. Pra, mos përfshirja për vitin e ardhshëm edhe e këtij programi, nënkupton për ne anashkalim buxhetor dhe moskujdes për Gjilanin”, ka shkruar ai.
Gjilani kishte nisur rindërtimin e stadiumit vite më parë, derisa ishte premtuar se do të bëhej me standarde të UEFA-s dhe FIFA-s.