Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, kanë nënshkruar të martën një memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve të infrastrukturës së Gjilanit, e cila kap shifrën 1 milion e 380 mijë euro.
“Ne i kemi dy kategori projektesh infrastrukture në qytet, që janë kryesisht Lagjja Malësia, rruga Gjilan-Ferizaj, Lagjja e Rrugës së Prishtinës, rruga e vjetër e Kumanovës, Lagja Arbëria dhe lagjet tek Kufca e Poshtme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gjithë komplet infrastruktura nënkupton rrugë dhe trotuare. Ndërsa fshatrat janë Zhegra, Bresalci, Cërnica, Uglari dhe janë vendbanimet të cilat ne mendojmë t’i përfunsdojmë me këtë rund të investimeve në infrastrukturën kryesore në Gjilan”, ka thënë Haziri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Haziri thotë se QKMF-ja në Gjilan përfundon në 2019-n
-
Haziri e Demiri nënshkruajnë memorandum për zhvillimin e infrastrukturës në bujqësi
-
MIT-i mbështet Gjilanin me 1.7 milionë euro për projekte infrastrukturore
-
Gjilani do të bëhet me objekt të ri të Kuvendit Komunal
-
MI-ja investon edhe mbi 1.4 milionë euro në Gjilan