Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MI-ja investon edhe mbi 1.4 milionë euro në Gjilan

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu të martën realizoi vizitë në Komunën e Gjilanit, me ç‘rast u pritën nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, me të cilin nënshkruan “Marrëveshje Bashkëpunimi për Financimin e rrugës nga Verbica e Zhegovcit deri në Sllovi të Lipjanit”.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, Komuna e Gjilanit përfiton nga MI-ja projektin mbi 1.4 milionë euro për ndërtimin e rrugës Verbicë e Zhegovcit - Sllovi e Lipjanit.

Zëvendësministri Kadriu tha se ky është edhe një tjetër investim në Gjilan nga Qeveria Haradinaj, duke premtuar se do të ketë edhe të tjera projekte për vitin e ardhshëm.

Kurse i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke e falënderuar Kadriun dhe Ministrinë e Infrastrukturës, deklaroi se Anamoravës po i jepet vëmendja e merituar.​