Tiranë, 5 nëntor - Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Presidenti Meta vlerësoi rolin e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës dhe përgëzoi të gjithë shqiptarët atje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Serbi, duke fituar tre deputetë.
Presidenti Meta shprehu interesim dhe vëmendje të veçantë për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të Luginës në përballjen me pandeminë COVID-19.
Presidenti Meta, theksoi faktin se shteti shqiptar gjithnjë ka kërkuar që trajtimi i shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të bëhet në përputhje me standardet më të përparuara ndërkombëtare dhe demokratike për pakicat, duke i konsideruar ato si ura lidhëse mes popujve tanë.
“Integrimi i plotë i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës qendrore, por edhe në atë vendore, si dhe respektimi i të drejtave të tyre ndikon pozitivisht edhe në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë”, u shpreh Meta.
-
Kurti: Shqiptarët e Luginës kanë nevojë për bashkëpunim e përgjegjësi të përbashkët
-
Haxhiu u kërkon ndërkombëtarëve t’i trajtojnë me prioritet të drejtat e shqiptarëve në Luginë
-
Costa: Trajtimi i shqiptarëve të Luginës luan rol në anëtarësimin e Serbisë në BE
-
Osmani - kryetarit të Bujanocit: Ka përkushtimin institucional për mbështetje të shqiptarëve në Luginë
-
Vuçiqi do ta vizitojë Preshevën dhe Bujanocin pas protestave