Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta dekreton ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe Milva Ekonomin ministre të Bujqësisë

Tiranë, 17 dhjetor – Presidenti Ilir Meta dekretoi sot dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, të cilët iu dërguan një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Kështu Meta dekretoi fillimisht shkarkimin e Sandër Lleshaj nga ministër i Brendshëm, dhe shkarkimin e Bledi Çuçit nga ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Meta gjithashtu dekretoi emërimin e Bledi Çuçit në postin e ministrit të Brendshëm, dhe Milva Ekonomit në postin e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndryshimet vijnë pas dorëheqjes së Lleshajt.

Çuçi mbante postin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, prej janarit 2019.

Edhe Çuçi zëvendëson Lleshajn si ministër i Brendshëm Arbëri Çuçi zëvendëson Lleshajn si ministër i Brendshëm

Prej shtatorit të vitit 2013 e deri në mars 2017, Çuçi ushtroi detyrën si ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit. Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale, një nga reformat më të suksesshme të mandatit të parë të qeverisë Rama.

Ndërkohë, Milva Ekonomi është aktualisht kryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Më herët, Milva Ekonomi ka mbajtur edhe postin e ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes/ATSH.