Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çuçi zëvendëson Lleshajn si ministër i Brendshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka përzgjedhur Bledi Çuçin për ministër të Brendshëm, pak ditë pasi Sandër Lleshaj dha dorëheqje pasi një polic vrau të riun Klodian Rasha.

Rama ka njoftuar në Twitter se ka caktuar edhe Milva Ikonomin si ministre e Bujqësisë.

“Dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, ka shkruar ai në Twitter, ku ka bërë të ditur se sot do t’ia dërgojë presidentit emrat për dekretim.

Artikuj të ngjashëm