Një ambient i ngrohtë shumëngjyrësh, privat dhe i rehatshëm, që ndodhet në të djathtë të korridorit të Klinikës Gjinekologjike Obstetrike, ka tre vjet që është bërë qendra e takimeve të mamive me nënat e ardhshme.
Çdo të martë dhe të enjte aty mblidhen rreth dhjetë shtatzëna, të cilat për një orë dëgjojnë këshilla për procesin e lindjes dhe gjidhënies, shkruan sot “Koha Ditore”.
Qëllimi kryesor i Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas është edukimi dhe këshillimi i grave shtatzëna dhe partnerëve të tyre për kujdesin para dhe pas lindjes së fëmijës.
Posa hyjnë në qendër, nënave të ardhshme u shpërndahen fletushka me udhëzime e më pas ato hyjnë në dhomën ku mbahen ligjëratat dhe ulen në karriget të vendosura në gjysmëhark.
Posterët me këshilla të vendosur nëpër mure, kukullat me të cilat bëjnë demonstrimin e mbajtjes së foshnjës, një top i madh ngjyrë vjollce për ushtrime e bëjnë të nxënit e rregullave të amësisë më të kapshëm dhe më tërheqës.
Mamitë shkruajnë në copa letre emrat që nënat i kanë përzgjedhur për fëmijët e tyre që presin të vijnë në jetë dhe ua vendosin nënave në bark. Gjatë gjithë bisedës ato iu drejtohen nënave me emrat e fëmijëve. Kjo për t’i ambientuar ato me emrat që do t’i thërrasin pas lindjes dhe përgjatë një jete... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Vizita dhe këshilla gjinekologjike falas në Qendrën e Mirëqenies së Gruas
-
Në Obiliq hapet edhe një qendër informuese për shëndetin e gruas
-
Në Kamenicë hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas
-
Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë
-
QKMF-ja në Podujevë nis programin edukues për prindërit e rinj