Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mërgimtari që e kanosi në Facebook i kërkon falje Hotit: Unë nuk jam i tillë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të martën pas përfundimit të seancës fillestare, i akuzuari Reshat Sadiku u afrua pranë deputetit Avdullah Hoti dhe i kërkoi falje për kanosjen që ia kishte bërë në rrjetin social “Facebook”.

“Për shkak se edhe vetë kam pasur kanosje, internetin nuk e përdori shumë edhe nuk e kam fshi komentin. Për kanosjen, kërkoj falje publike me gjithë zemër, nëse ka diçka për ndihmë nga ana ime, jam i gatshëm. Kërkoj falje…”, tha ai.

I njëjti tha se nuk është person që bën të tilla veprime, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Kam kontribu shumë, tash më ndodhi kjo. Me të vërtetë gjunjëzohem para jush, se nuk jam njeri i tillë, kurrë në gjyq s’jam kanë as kurrë këso probleme s’kam pas”, tha i akuzuari.

Ndërsa, edhe deputeti Hoti i tha se ai është i pari që e ka sjellë në gjykatore.

Edhe Aktakuzë ndaj një komentuesi që kanosi në Facebook Avdullah Hotin Kronikë Aktakuzë ndaj një komentuesi që kanosi në Facebook Avdullah Hotin

“Ti ke qenë i pari që më ke sjellë këtu, kurrë s’kam qenë këtu”, tha Hoti.

I akuzuari sërish i kërkoi falje, duke i thënë se qëllimi i tij nuk ka qenë të bënte dëm diçka.

Në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjyqtari i vetëm gjykues, Driton Berisha, ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie e arritur mes të akuzuarit Reshat Sadiku dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sadiku, mërgimtar me banim në Gjermani, akuzohet për kanosjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.

Edhe Hoti: Zgjedhim ‘zgjedhje të reja’ në vend të nënshtrimit politik Arbëri Hoti: Zgjedhim ‘zgjedhje të reja’ në vend të nënshtrimit politik

VIDEO: