Prokuroria Themelore ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari me inicialet R.S. për shkak se ka kanosur deputetin Avdullah Hoti.
Sipas aktakuzës, më 15.12.2022 në Prishtinë, pasi Hoti kishte postuar në profilin e tij në Facebook mendimin e tij për zhvillimet politike në vend, i pandehuri i lartcekur, me qëllim të frikësimit, e përmes llogarisë së tij personale e ka kanosur.
I pandehuri citohet t’i ketë shkruar “Ty mor bugar vetëm kosa të vjen hakesh”, ku me këtë rast te i dëmtuari, Prokuroria thotë se ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën.
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

-
Arrestohet personi që dyshohet se e kanosi kryeministrin
-
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi për kanosje ndaj Albin Kurtit
-
Aktakuzë ndaj Klinakut dhe një personi tjetër për kanosje ndaj Kurtit
-
Mërgimtari që e kanosi në Facebook i kërkon falje Hotit: Unë nuk jam i tillë
-
Kërkohet paraburgimi i qytetarit që e kanosi deputeten e PDK-së në Facebook