Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mërgimtarët që zgjedhin aeroplanin për të ardhur në vendlindje ankohen për çmimet e biletave

Pavarësisht çmimeve të larta të biletave të aeroplanit, mërgimtarët preferojnë të vijnë në Kosovë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kjo pasi që, sipas tyre, është më komode.

E ka të tjerë që ankohen se çmimet e biletave janë shumë të larta.

Ndërsa, agjencitë e fluturimeve i japin arsyet e shtrenjtimit të çmimeve gjatë sezonit veror.

Në anën tjetër, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës tregojnë për një trend në rritje të pasagjerëve që e frekuentojnë ketë aeroport.

Edhe Aeroporti i Prishtinës me tarifa më të shtrenjta se ato të rajonit Arbëri Aeroporti i Prishtinës me tarifa më të shtrenjta se ato të rajonit

Çmimet e biletave nga vendet e ndryshme variojnë nga 200 euro deri mbi 1000 euro.

Megjithëkëtë, edhe pikat kufitare, veçanërisht ajo në Merdare, që e lidh Kosovën me Serbinë, vazhdojnë të mbesin shumë të ngarkuara, për shkak të qarkullimit më të madh të diasporës në muajt e verës.