Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë një takimi ka njoftuar përfaqësuesit e Bankës Botërore për gjendjen në sistemin financiar në vend, dhe zhvillimet pozitive në sektorët tjerë, si sektori i sigurimeve, pensioneve dhe ai i institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare.
Me këtë rast, guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës ka pasur zhvillime pozitive, ku asetet e sistemit financiar kanë shënuar rritje vjetore prej 6.9%, ndërsa kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore prej rreth 11%, normat e interesit në kredi kanë zbritur në 6.3%, ndërsa norma e kredive joperformuese ka shënuar rënie në 2.7%.
Po ashtu, guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e Bankës Botërore lidhur projektin në proces që ka të bëjë me Kornizën operacionale për menaxhimin e krizave dhe shprehu gatishmërinë e BQK-së për bashkëpunim me ekipin e Bankës Botërore për të finalizuar me sukses këtë projekt.
Përfaqësuesit e BB-së të kryesuar nga Miquel Dijkman, kordinator i Zyrës Regjinale të Bankës Botërore – FINSAC në Vjenë, falënderuan guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe diskutuan për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit/KsP.
-
BQK dhe Banka Botërore me projekte të përbashkëta rreth qasjes në financa
-
Mehmeti: Sektori bankar, kontribuues në rritjen ekonomike të vendit
-
BQK-ja thotë se sistemi financiar është stabil, deputetët ankohen për norma të larta të interesit
-
BQK-ja parashikon rritje ekonomike 3.2 për qind në vitin 2023
-
BQK-ja parashikon që rritja ekonomike këtë vit të jetë 3.2 për qind