Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se FSK-ja është e gatshme të intervenojë me kapacitetet e saja, pas vërshimeve që kanë ndodhur në disa qytete të Kosovës si pasojë e reshjeve të shiut.
Mehaj, në postim në Facebook, ka thënë se janë duke e monitoruar situatën në terren.
“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar Mehaj.
Artikuj të ngjashëm
-
FSK-ja u del në ndihmë qytetarëve në zonat e prekura nga vërshimet
-
Mehaj: Jemi në dispozicion me të gjitha kapacitetet në Pejë
-
Mehaj: Situata me vërshimet nën kontroll, gjendja po qetësohet
-
FSK-ja e gatshme t’u dalë në ndihmë vendeve në rast të dëmeve nga tërmetet
-
Kosova i ofron ndihmë Shqipërisë në situatën me vërshime