Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FSK-ja u del në ndihmë qytetarëve në zonat e prekura nga vërshimet

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) u ka dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e prekura më së shumti nga vërshimet të enjten në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes, Amend Mehaj, ka bërë të ditur se pjesëtarët e FSK-së tashmë janë në terren për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se situata është e menaxhueshme.

‘Për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në terren duke u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në Skenderaj, Mitrovicë e Istog. Jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave në gatishmëri për tē vepruar në çdo kohë. Situata është e menaxhueshme dhe urojmë që të ketë sa më pak dëme”, thuhet në njoftim.