Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Kosova është e gatshme t’i dalë në ndihmë Shqipërisë, në situatën me vërshime në të cilën po kalon.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka telefonuar homologun e tij, Niko Peleshin të cilit i ka ofruar ndihmë.
“Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri. Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave. Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë”, ka shkruar ai.
-
Mehaj: Situata me vërshimet nën kontroll, gjendja po qetësohet
-
FSK-ja u del në ndihmë qytetarëve në zonat e prekura nga vërshimet
-
Mehaj për vërshimet: FSK-ja e gatshme të intervenojë
-
Mehaj flet me homologët nga Shqipëria e Maqedonia V. për sigurinë
-
FSK-ja e gatshme t’u dalë në ndihmë vendeve në rast të dëmeve nga tërmetet