“Në vend të rrushit – sheqer e ujë”, nis shkrimin “vecernji list” në Kroaci për një “megamashtrim” që raportohet se u ka ndodhur klientëve kroatë me verëra të eksportuara nga Kosova.
Sipas raportimit të së martës, 80 për qind e mostrave të analizuara të verërave nga Kosova kanë rezultuar të falsifikuara në testimet e sivjetme.
“Vecernji list” ka raportuar se nga 84 mostra të testuara sivjet, 14 ishin analizuar për izotope stabile.
“Katër mostra u morën nga Kroacia, një nga Italia dhe nëntë nga shtete të treta – pesë nga Kosova, tri nga Maqedonia e Veriut, dhe një nga Bosnja e Hercegovina. Pretendimet që kanë përsëritur prodhuesit tanë të verërave më në fund janë konfirmuar – nga pesë verërat kosovare, katër ishin false. Edhe ajo nga Bosnja e Hercegovina doli të jetë e rreme, siç ishin dy nga Kroacia”, thuhet në shkrimin e mediumit kroat.
-
Inspektorati kroat: Mostrat treguan se verërat e Kosovës ishin të falsifikuara, pritet ritestimi
-
Shoqata e vreshtarëve e quan propagandë lajmin se verërat e Kosovës janë “sheqer e ujë”
-
Pas reshjeve të shtuara, uji i papijshëm në disa zona të Kosovës
-
Qytetarët dyshojnë në atë që konsumojnë. Në AUV thonë se s’ka produkte të dyshimta
-
AUV: S’është refuzuar asnjë ngarkesë me ujë të ambalazhuar nga Kosova