Mediumet e huaja kanë shkruar për sulmin e të dielës në veri të Kosovës, në afërsi të fshatit Banjskë, ku ka mbetur i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa është plagosur polici Arlind Rashiti. Po ashtu është raportuar për një polic tjetër të lënduar.
“Policia e Kosovës rrethon në manastir 30 persona të armatosur, pas vrasjes së një polici”, ka shkruar BBC.
Në tekstin e BBC-së janë cituar deklaratat e dhëna të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ka thënë se forcat policore kanë rrethuar 30 persona të armatosur, që janë futur në oborrin e manastirit të Banjskës. Kurti u ka bërë thirrje në konferencë për media sulmuesve që të dorëzohen.
“Një polici i Kosovës i vrarë e një i plagosur në një sulm në veri, duke rritur tensionet me Serbinë”, ka shkruar agjencia “Associated Press”.
“Një polic i vrarë, një tjetër i plagosur në të shtëna me armë në Kosovë, thotë kryeministri Kurti”, ka shkruar agjencia Reuters.
{gallery}