Kohë më parë Ujmani gdhiu nën kontrollin e forcave ushtarake amerikane në Kosovë.
Ushtarët amerikanë, siç njofton sot televizioni publik i Serbisë, mund të shihen ende përreth Ujmanit edhe pse, siç theksohet, ato aty nuk janë stacionuar, transmeton Koha,net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Ndërmarrjes publike „Ibar“ Sërxhan Vuloviq i ka thënë këtij mediumi se për herë të fundit ato forca i ka parë dje.
„Çdo ditë vijnë te pajisjet dhe objektet e ndërmarrjes sonë, por me automobila civilë”, ka thënë Vuloviq.
Ai ka theksuar se kur në fillim të këtij muaji ushtarë amerikanë kontrolluan qasjet te liqeni, u ishte thënë se bëhej fjalë për ushtrime të rregullta ushtarake.
„Të premten në mbrëmje rreth orës 22: 00 i morën objektet e hidrocentralit të Ujmanit, në takimin e të shtunës na njoftuan se ky ishte ushtrim i rregullt ushtarak, i planifikuar një muaj më parë. Po atë mbrëmje ata i liruan objektet” ka thënë Vuloviq
„Pas luftës së vitit 1999, në vitin 2004, Qeveria e Serbisë ka themeluar Ndërmarrjen publik ‘Ibar’, e cila e administron digën e madhe, hidrocentralin dhe një pjesë të kanaleve. Ne punojmë e prodhojmë e frytet i mbledh ndërmarrja publike jugore ‘Ibër-Lepenc’ në Prishtinë e cila e paguan ujon dhe rrymën që e prodhojmë“, ka thënë Vuloviq.