Me mijëra euro janë harxhuar nga bujqit për të kryer analizat e viruseve nëpër bimët e mbjella dhe të vetë tokës.
Dhe, e gjithë kjo peripeci ka vazhduar me vite të tëra, pasi Instituti Bujqësor i Kosovës nuk ka arritur të pajiset me një laborator që do t’i kryente këto analiza të rëndësishme për bujqit dhe konsumatorët.
Meqë Ministria e Bujqësisë nuk i bleu asnjëherë pajisjet për laboratorin në fjalë, atë e siguroi qeveria italiane, e cila investoi 260 mijë euro duke sjellë laboratorët e teknologjisë së fundit.
“Laboratori është bazë për siguri ushqimore, ky laborator bën kontrollin e shumë produkteve ushqimore dhe.. ne po punojmë çdo ditë që të kemi kontrollin e gjithë produkteve në treg, treg jo shumë i rregulluar”, ka thënë
Kapllan Halimi nga Ministria e Bujqësisë.
“Me investimet e bëra, tashmë Kosova dhe Ministria kanë një bazë për të zgjidhur dhe për të dhënë përgjigje në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe të bëhen hulumtime në bazë të standardeve evropiane. Ne jemi gjithmonë në dispozicion që ta ndihmojmë Kosovën në fushën agro-ushqimore dhe të gatshëm të hartojmë nisma të reja në këtë drejtim”, ka thënë Maurizio Raeli, nga Instituti Agronomik Mesdhetar.
Edhe
Ministri Rikallo premton mbështetje për Institutin Bujqësor në Pejë
Ndërsa, drejtori i Institutit, Fehmi Geci, tha se kjo do të ndikojë edhe në ruajtjen e ambientit kultivues.
“Instituti ka kompetencat e veta për siguri ushqimore dhe ruajtje të ambientit kultivues. Këto investime kanë reflektim te konsumatori dhe zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe mbrojtje të ambientit. Kosova deri tani nuk ka pasur kapacitet të mjaftueshëm për diagnostikim të viruseve që ndikojnë në sëmundjen e kulturave bujqësore”, ka thënë Begu.
Sekretari i Ministrisë deklaroi se janë duke punuar që në të ardhmen ky laborator të futet në laboratorët referues kombëtarë.
-
MSh dhe Ambasada italiane investojnë në një laborator të mikrobiologjisë
-
Gjermania do t’i investojë 20 milionë euro në bujqësi
-
S’e pret vendimin e organeve të drejtësisë, Peci vendos për lirimin e pronave në Stankaj
-
Peci merr vendim për lirimin e pronës së Institutit Bujqësor të Kosovës në Prishtinë, përgjigjet drejtori