Ceremonia e inaugurimit të Ylfete Fanajt kryetare e parlamentit të kantonit të Lucernit është shoqëruar me këngën “Moj e bukura More”, kënduar para të pranishmëve nga një këngëtare zvicerane, raporton albinfo.ch.
Një tjetër element shqiptar në këtë mjedis ishte edhe dorëzimi i një pikture të artistit shqiptaro-zviceran, Samedin Asllani, që iu dhurua Fanajt pas zgjedhjes së saj në “Në momentin kur krerët e Parlamentit dhe të partisë së saj e uronin Ylfete Fanajn për zgjedhjen e saj kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, këngëtarja zvicerane doli në skenë, duke kënduar këngën e njohur arbëreshe ‘Moj e bukura More’”, raporton albinfo.ch. Këngën mund ta dëgjoni në YouTube nga 03:18:25.
Në fytyrën e Ylfetes dhe familjarëve të saj vëreheshin emocione të papërshkrueshme, ndërsa deputetët dhe publiku filluan duartrokitjet nën ritmin e këngës së mirënjohur.
-
Fanaj e fillon mandatin e saj si kryeparlamentare e Luzernit me moton “bukë, kripë dhe zemër”
-
Ylfete Fanaj të martën zgjidhet kryetare e parlamentit të Luzernit
- Normaliteti i triumfit të Ylfete Fanajt
-
Kurti uron Fanajn: Të arriturat janë inspirim për mërgatën në Zvicër
-
Osmani uron Fanajn për zgjedhjen e saj si ministre e kantonit të Luzernit