Të hënën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në lagjen “Sofalia”. Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë për medie nga KRU “Prishtina”, ku kjo ndërprerje e energjisë do të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
KRU Prishtina një njoftim të tillë e dha edhe të enjten, kur bëri të ditur se furnizimi me rrymë dhe ujë të pijshëm do të ndërpritet të shtunën.
“Të nderuar konsumatorë të lagjes ‘Sofalia’ në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e hënë, 7 dhjetor 2020 do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00. Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike do të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. Para pak çastesh morëm njoftim nga ana e KEDS-it, se anulohet ndërprerja e energjisë elektrike për ditën e nesërme dhe ajo shtyhet për datë 7 dhjetor 2020, e hënë”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.
KEDS-i në faqen e saj kishte njoftuar se në këtë lagje do të ndërpritet rryma edhe më 30 nëntor, por nuk ishte ndërprerë.
-
Lagja “Sofalia” në Prishtinë nesër me ndërprerje të rrymës e të ujit
-
“Sofalia” sot pa furnizim me ujë të pijshëm
-
Lagjja “Sofalia” në kryeqytet të shtunën pa ujë e pa rrymë
-
Banorët e “Sofalisë” do të mbesin të hënën pa ujë dhe pa energji elektrike
-
Të hënën ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Dardani të Prishtinës