KRU Prishtina ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së planifikuar me energji elektrike nga ana e KEDS-it javën e kaluar, sot banorët e lagjes "Sofalia" në Prishtinë nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm nga ora 09:00-21:00.
Me këtë rast KRU Prishtina kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e saj.
“Të nderuar konsumatorë të lagjes " Sofalia " në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e hënë , 7 dhjetor 2020 do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00 Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike do të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm. Para pak çastesh morëm njoftim nga ana e KEDS-it, se anulohet ndërprerja e energjisë elektrike për ditën e nesërme dhe ajo shtyhet për datë 7 dhjetor 2020, e hënë”, ka njoftuar KRU Prishtina në fundjavë.
-
Lagja “Sofalia” në Prishtinë nesër me ndërprerje të rrymës e të ujit
-
Më 7 dhjetor do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm në lagjen “Sofalia” të Prishtinës
-
Lagjja “Sofalia” në kryeqytet të shtunën pa ujë e pa rrymë
-
Banorët e “Sofalisë” do të mbesin të hënën pa ujë dhe pa energji elektrike
-
Ky fshat në Prishtinë nesër do të mbetet për disa orë pa rrymë e ujë