Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më 5 shkurt nis procesi i verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Është lansuar sot, fillimi i procesit të aplikimit për Njohje dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës, proces ky që do të fillojë së zbatuari nga data 5 shkurt e këtij viti.

Në hapjen e këtij takimi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky është vetëm fillimi i angazhimit dhe se qeveria i ka marr vendimet ligjore dhe buxhetore, por se ka mbetur pjesa më e vështirë para nesh, krijimi i një klime të përbashkët që viktimat e dhunës seksuale ta gjejnë mundësinë, kurajon dhe përkrahjen e të gjithë neve, që ta gëzojnë këtë të drejtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I falënderoj të gjithë ata që janë meritorë dhe që kemi ardhur deri në këtë ditë, jo vetëm institucionet e vendit por edhe mekanizmat e bashkësisë ndërkombëtare, institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë veç e veç”, tha Haradinaj, duke apeluar te viktimat e dhunës që të gjejnë kurajën, guximin dhe forcën që ta gëzojnë këtë të drejtë ligjore që buron nga populli dhe nga të gjithë ata që e kuptojnë një plagë të tillë.

Në takim u vlerësua si tejet i rëndësishëm roli i organizatave të ndryshme ndërkombëtare, shoqëria civile dhe mekanizmat e tjerë institucionalë të cilët u angazhuan ta përkrahin këtë të drejtë të qytetarëve.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të shoqatave, të shoqërisë civile dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.