Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, ka njoftuar se ka rifilluar procesi i aplikimit për njohje të statutit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Kjo është bërë pasi presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.
Ky Ligj është miratuar në Kuvend muajin e kaluar.
“Afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, për realizimin e të drejtave në pensione dhe benificione të përcaktuara sipas këtij ligji për viktima të dhunës seksuale gjatë luftës është deri më 15 maj 2025”, thuhet në komunikatën e Komisionit.
Komisioni ka ftuar të gjithë personat e mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës, të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për aplikim.
-
Thirrje që të mos ketë kufizim kohor për aplikim, për statusin e viktimës së dhunës seksuale në luftë
-
Shtyhet deri në maj të 2027-s afati për aplikim për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës
-
Dhuna seksuale gjatë luftës, 1.650 personave u është njohur statusi i viktimës
-
Mbi dy mijë persona kanë aplikuar për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale
-
Osmani bën thirrje për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të aplikojnë për njohje të statusit