Presidentja Vjosa Osmani ka bërë thirrje për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që ta shfrytëzojnë të drejtën e aplikimit për njohje të statusit.
Të hënën derisa priti në takim anëtarët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, të kryesuar nga kryetarja Leonora Selmani, Osmani ka ritheksuar rëndësinë e ngritjes së vetëdijes për të drejtat e viktimave të luftës, ka njoftuar Zyra e Presidencës.
“Presidentja Osmani ka ritheksuar rëndësinë e ngritjes së vetëdijes për të drejtat e viktimave të luftës, të cilat ende ballafaqohen me stigmatizim dhe mungesë të drejtësisë, sikurse edhe rikonfirmoi rëndësinë e vazhdimit të trajtimit të kërkesave dhe ankesave nga Komisioni me profesionalizëm të lartë”, thuhet në njoftim.
-
Osmani për viktimat e dhunës në luftë: S'ka drejtësi pa u mbajtur përgjegjës kriminelët
-
Osmani: Mbesim të palëkundur, autorët e dhunës seksuale gjatë luftës të përballen me drejtësinë
-
Osmani para Këshillit të Sigurimit kërkon drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
-
Rifillon procesi i aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës
-
Osmani apelon për veprime pa vonesë nga institucionet në rastet e dhunës ndaj grave