Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, nga 5 shkurti, do të mund të aplikojnë pranë komisionit profesional qeveritar për njohjen e statusit, raporton KTV.
Formularin e aplikimit do të mund ta gjejnë online, ndërsa pas mbushjes së të dhënave duhet t’ia bashkëngjitin edhe dokumentet e tjera shtesë që kanë në dispozicion për t’i dërguar më pas te komisioni.
Hapjen zyrtare të lansimit të këtij procesi e bëri kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tha se në ditët e para të qeverisjes, ka marrë vendim për shumën e kompensimit mujor prej 230 euro për këtë kategori.
Ndërkaq, ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Conell, ka thënë se një numër i madh i të mbijetuarve nuk e ka përkrahjen e merituar, duke shtuar se është e papranueshme pasi që, sipas tij, duhet të ketë drejtësi për këta të mbijetuar.
Sikurse ambasadori edhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, tha se si shoqëri duhet të heqim stigmatizimin për këta persona. Mbi 20 mijë llogaritet të jetë numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
-
Pesë vjet në dispozicion për regjistrimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
-
Më 5 shkurt nis procesi i verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës
-
Dhuna seksuale gjatë luftës, 1.650 personave u është njohur statusi i viktimës
-
Mbi dy mijë persona kanë aplikuar për njohje të statusit të viktimës së dhunës seksuale
-
Rifillon procesi i aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës