Instituti Ndërkombëtar i Stockholmit për Hulumtime Paqësore ka nxjerr statistikat e vendeve se sa kanë investuar në ushtritë e tyre gjatë vitit 2020, dhe në Ballkanin Perëndimor, bindshëm e para është Serbia, derisa bindshëm e fundit, Kosova.
Serbia ka investuar 919 milionë euro në forcat e armatosura, kurse Kosova 65 milionë euro, bazuar në një grafikë të nxjerrë nga REL në gjuhën serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e dytë, në këtë rajon, për investime, por larg Serbisë, është Bosnjë-Hercegovina me 138 milionë euro. I treti është Mali i Zi me 129 milionë euro, kurse e katërta, një vend para Kosovës është Maqedonia e veriut me 84 milionë euro.
Sa i përket investimeve në gjithë botën, kampione mbetet SHBA-ja. Ajo gjatë vitit të shkuar ka investuar 638 miliardë euro, derisa Kina është e dyta me 206 miliardë euro.