Kosova është renditur në pozitën e 140-t nga 142 shtete që janë marrë në konsideratë për ta vlerësuar fuqinë ushtarake të tyre, sipas raportit vjetor “Global Firepower”.
Pas Kosovës në këtë listë kanë mbetur vetëm Butani dhe Islanda.
Ndërkohë, në dhjetëshen e shteteve me ushtritë më të forta janë: SHBA-ja, Rusia, Kina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Franca, Britania e Madhe, Pakistani dhe Brazili.
Raporti i cili ka nisur të bëhet që nga viti 2006, vlerëson vendet duke filluar nga shumëllojshmëria e armëve dhe fuqisë punëtore të disponueshme deri te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare për të përcaktuar se cilat kombe dominojnë botën për sa i përket fuqisë ushtarake. Në vlerësim përdoren rreth 50 faktorë.
Ndërkohë, sa i përket rajonit, Serbia është renditur më së mirë, në pozitën e 61, duke lënë prapa edhe shtetet e fuqishme si Bullgarinë, Slloveninë e Kroacinë.
Edhe
Renditja e re e GlobalFirepower: Kosova e 141-ta për nga fuqia ushtarake
Shqipëria është renditur e 115-ta, Mali i Zi i 132-ti, ndërkaq, Maqedonia e Veriut e 135-ta.
Kosova për vitin 2022 e ka buxhetin për ushtrinë në vlerë prej 100 milionë euro.