Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka marrë vendim për mbylljen e sezonit të gjuetisë për periudhën 2017 - 2018.
Sezoni i gjuetisë për lloje të caktuara të kafshëve të egra në tërë territorin e Republikës së Kosovës do të mbyllet me 12 shkurt të këtij viti, transmeton KP.
Mbyllja e sezonit të gjuetisë është bërë me kërkesën e Departamentit të Pylltarisë në MBPZHR, i cili ka vlerësuar se ka zvogëlim të kafshëve të egra, krejt kjo si pasojë e gjuetisë ilegale, degradimit të habitateve natyrore e sidomos pyjeve, kushteve të pavolitshme klimatike dhe për shkak të menaxhimit joefikas të faunës së egër.
Këtë vendim obligohen që ta zbatojnë Agjencia Pyjore e Kosovës, Federata e Gjahtarëve të Kosovës, menaxherët e vendgjuetive, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
-
Merret vendim për mbylljen e sezonit të gjuetisë
-
Zvogëlimi i kafshëve të egra, shkak për mbyllje të sezonit të gjuetisë
-
Mbyllet sezoni i gjuetisë në Kosovë
-
Gjuetia pa një regjistër të mirëfilltë të numrit të llojeve të kafshëve të egra po rrezikon zhdukjen e tyre
-
Gjuetia ilegale rrezikon zhdukjen e shumë kafshëve