Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit e ka mbyllur restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, që gjendet te Liqeni i Radoniqit në Gjakovë, për shkak se rrezikon ujin e pijshëm. Megjithatë, disa orë më vonë në një reagim në rrjetet sociale, “Liqeni i Dukagjinit” ka thënë se dyert e tyre janë gjithmonë të hapura.
Në një njoftim në Facebook, Pacolli ka thënë se mbyllja i jep fund veprimtarisë së kundërligjshme të restorantit në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.
“Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë duke i dhënë fund veprimtarisë së tij të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit”, ka shkruar ajo.
Ministrja në detyrë ka paralajmëruar se do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave nëpër Kosovë.
“Si Ministri, do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura të Kosovës. Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis!”, ka shkruar tutje Pacolli.

Por orë më vonë, në faqen zyrtare të restorantit në Facebook thuhet se dyert për shqiptarët anembanë botë janë gjithmonë të hapura.
Edhe
S’respektoi urdhrin për mbyllje, iniciohet procedurë penale ndaj pronarit të restorantit pranë Radoniqit
“Për shqiptarët anembanë botës, dyert tona janë gjithmonë të hapura. Kudo që jetoni e nga kudo që vini, tek Hotel & Restaurant ‘Liqeni i Dukagjinit’ jeni gjithmonë të mirëseardhur. Një vend ku mikpritja shqiptare, shija dhe qetësia ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi. Mirë se vini tek ne, sot dhe gjithmonë”, thuhet në reagimin e restorantit.
Postimi i restorantit:
-
Ministrja lajmëroi mbylljen e restorantit te Liqeni i Radoniqit, drejtori: S’ka vendim zyrtar, puna vazhdon
-
Rrënohen pesë objekte të ndërtuara pa leje pranë Liqenit të Radoniqit
-
Shkarkohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi
-
Pacolli: Do t’i ashpërsojmë gjobat ndaj komunave, mbeturinat në Prishtinë po rrezikojnë shëndetin publik