Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Le restaurant du lac Radoniq est fermé.

Lac Dukagjini

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit e ka mbyllur restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, që gjendet te Liqeni i Radoniqit në Gjakovë, për shkak se rrezikon ujin e pijshëm. 

Në një njoftim në Facebook, Pacolli ka thënë se kjo i jep fund veprimtarisë së kundërligjshme të restorantit në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit. 

“Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë duke i dhënë fund veprimtarisë së tij të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit”, ka shkruar ajo.

Ministrja në detyrë ka paralajmëruar se do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave nëpër Kosovë.

“Si Ministri, do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura të Kosovës. Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis!”, ka shkruar tutje Pacolli.

Më 21 gusht, Pacolli kishte njoftuar për mbylljen e restorantit. Por u kishte dhënë 10 ditë kohë pronarëve. Nga restoranti patën thënë se nuk kanë ende vendim zyrtar për mbyllje.