Segmenti do të jetë i mbyllur nga data 9 qershor deri në njoftimin e radhës, theksohet për 120 ditë kalendarike.
Sipas njoftimit, vendimi ka hyrë në fuqi sot.
“Punimet në këtë segment do të zhvillohen pas pranimit të një kërkese nga Carabinieri KFOR MSU, të cilët kanë kërkuar devijimin dhe mbylljen e këtij segmenti të kësaj autostrade me qëllim të vendosjes së barrierave akustike. Punimet në fjalë do të kryhen nga ana e kompanive ‘MAK CONTRUZIONI’ srl dhe ‘VIA SH.P.K.’ Këto kompani do të ndërmarrin të gjitha veprimet për vendosjen e sinjalizimit, të nevojshëm sipas planit të menaxhimit të trafikut për mbylljen dhe devijimin e qarkullimit rrugor duke bashkëpunuar me Departamentin për Menaxhimin e Rrugëve –MMPHI, dhe Policinë e Kosovës për të krijuar kushte të sigurta për pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se trafiku do të zhvillohet bazuar në planin e caktuar nga KFOR-i, luten të gjithë qytetarët për kujdes dhe mirëkuptim.