Për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, edhe të shtunën ka bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në segmentet e autostradave “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.
Sipas njoftimit, sot nga ora 09:00-16:00 në ditën e dytë të garës do të mbyllet përkohësisht autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrje/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë, si dhe autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin – Malishevë-Duhël dhe anasjelltas.
Segmentet e autostradës ishin mbyllur përkohësisht edhe gjatë së premtes.
Çiklistët po zhvillojnë garën në kuadër të Kampionatit të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet qarkullimi në dy segmente në autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”
-
Dy autostradat do të mbyllen përkohësisht të premten dhe të shtunën
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave
-
Mbyllet për qarkullim një segment në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Tjetër aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”