Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbyllet një rrugë në Prizren deri më 2 shtator

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga 29 gushti deri më 2 shtator do të mbyllet Rruga e Farkëtarëve (rruga njëkahëshe nga Hamami në drejtim të Shtëpisë së Kulturës).

Rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve, për shkak të punimeve në kuadër të “Rehabilitimi i rrugëve, trotuareve dhe shesheve në Komunën e Prizrenit”.

Komuna ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.