Rruga rajonale në segmentin Prizren – Prevallë do të mbyllet për dy ditë gjatë shtatorit.
Për shkak të asfaltimit, kjo rrugë do të jetë e mbyllur nga 23 deri më 25 shtator.
“Ju njoftojmë se do të mbyllet rruga rajonale R-115 segmenti Prizren-Prevallë, me rastin e asfaltimit të kësaj rruge: Rikonstruimi i rrugës rajonale R-115 Prizren-Prevallë, Loti I. Mbyllja e këtij segmenti përfshinë lokacionin nga dalja e Prizrenit (lagjja Marashi) deri te tuneli i parë i rrugës për Llokovicë”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.
Mbyllja e rrugës për qarkullim gjatë atyre dy ditëve do të bëhet në intervalin kohor nga ora 9:00 deri në 17:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Nga nesër mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
-
Deri në 18:00 rruga Brezovicë-Prevallë do të jetë e bllokuar, shkak punimet
-
Nesër mbyllet për qarkullim një segment i rrugës Prishtinë – Pejë
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave
-
Aksident në autostradë, dy persona të lënduar