Policia e Kosovës ka njoftuar se segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë do të jetë i bllokuar nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 18:00 për shkak të punimeve.
Kjo asistencë policore, në njoftim thuhet se është ofruar pas kërkesës nga Operatori Ekonomi.
“Për shkak të punimeve në rrugën R115, segmenti Brezovicë – Prevallë, më 9 korrik 2026, nga ora 08:00-18:00, Operatori Ekonomik që kryen punimet në atë segment, ka kërkuar asistencë policore, përfshirë bllokimin e këtij segmenti rrugor”, thuhet në njoftim të policisë.
Tutje u kërkua mirëkuptimi nga ana e qytetarëve dhe që të shmanget lëvizja në këtë rrugë në kohën e larcekur, duke shfrytëzuar rrugë alternative.
Artikuj të ngjashëm
-
KEK ndalon Njësinë A4 pas parregullsive teknike
-
Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq, Policia u kërkon kompanive të rrisin masat e sigurisë
-
Nga nesër mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
-
Aksident në autostradë, dy persona të lënduar
-
Trafiku Urban paralajmëron vonesa e devijime në qarkullimin e autobusëve sonte