Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në autostradë, dy persona të lënduar

Aksident

Foto: Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në autostradë, drejtimi Prizren-Prishtinë. 

Një automjet është përfshirë, ndërsa dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. 

Policia ka bllokuar njërin shirit të lëvizjes përkohësisht. 

“Në ora 09:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë (kilometri i 51-të). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e trafikut e autostradës është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes”, njoftoi Policia.