Drejtori i Inspeksionit në Mitrovicë, Hysni Ahmeti, në bashkëpunim me Policinë kanë kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në rajonin e qytetit të Mitrovicës.
Qëllimi i këtyre inspektimeve, thuhet në komunikatë, ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00.
Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur që këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës, por të njëjtit nuk e kanë respektuar një gjë të tillë.
Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej pesë subjekte afariste hoteliere, pas inspektimit u konstatua se nuk janë pajisur me leje për zgjatje të orarit të punës në bazë të Rregullores Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës për veprimtaritë hoteliere.
Me këtë rast Inspektorati i Tregut dhe ai Sanitar kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar përkohësisht zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve hoteliere deri në eliminimin e parregullsive.
-
Inspeksioni kontrollon klubet e natës në Mitrovicë
-
Inspeksioni në bashkëpunim me Policinë, mbyllin përkohësisht disa lokale në Mitrovicë
-
Mbyllen dy barnatore dhe një kazino në Mitrovicë, punonin pa licencë
-
Nga 72 vende pune të inspektuara, ndalohen punimet në 34 prej tyre
-
Mbyllen dy lokale gastronomike në veri, bënë shkelje sanitare