Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbushet me pacientë Mjekësia Sportive, kërkohen infermierë shtesë

(Kosovapress) Numri i lartë i të infektuarve me COVID-19 ka bërë që në Mjekësinë Sportive të jenë të lirë vetëm edhe 5 shtretër, pasi 90 të tjerë janë të zënë me pacientë të infektuar. Në këtë njësi pothuajse të gjithë pacientët po arrijnë të marrin frymë fal oksigjenit.

Përgjegjësi i Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti ka deklaruar se tashmë të gjitha kapacitetet spitalore në këtë njësi i kanë mbushur me të infektuarit me COVID.

Ai thotë se gjendja e pacientëve është e rënduar pasi shumica kanë edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Aktualisht i kemi 90 pacientë të shtrirë thuajse janë të mbushura komplet kapacitetet e Mjekësisë Sportive apo Klinikës Infektive 2, me 95 shtretër me kyçje në oksigjen qendror…Shumë e madhe vetëm në tri javët e fundit nga fundi i shkurtit e deri në fillim të marsit kemi çdo ditë rritje të pacientëve që kërkojnë hospitalizim dhe hospitalizime të shumta. Vetëm gjatë këtyre tri jave ku unë e udhëheq janë 172 pranime të reja…01\31 Pacientët janë mesatarisht të rëndë dhe të rëndë, pacientët e rëndë janë ata që janë me COVID por që janë edhe me sëmundje shoqëruese që janë një numër i madh i pacientëve që janë transferuar nga klinikat të tjera të cilët trajtohen nga sëmundjet tjera por kanë rezultuar pozitiv dhe është dashur me u transferuar këtu për shkak të izolimit.” theksoi ai.

Ahmeti shton se me gjithë këto raste në këtë njësi nevoja për staf infermieror është e madhe, prandaj kërkon që të rritet numri i tyre sa më shpejt.

Brenda kësaj hapësire, ku përveç zhurmës së aparaturave, vështirë që mund të dëgjohet gjë tjetër, pasi që shumica e pacientëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me oksigjen, pacientët vazhdimisht falënderojnë stafin dhe apelojnë tek qytetarët për kujdes.

Edhe Gjendja me pandeminë, në spitale janë edhe vetëm 300 shtretër të lirë Video Gjendja me pandeminë, në spitale janë edhe vetëm 300 shtretër të lirë

Kosova javëve të fundit është duke u ballafaquar me një shifër të lartë të të infektuarve, vetëm në 24 orëshin e fundit pozitiv kanë rezultuar 828 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën edhe 8 të tjerë.

E përkundër këtyre shifrave institucionet përgjegjëse ende nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë dozë të vaksinës anti-COVID për qytetarët, kështu Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në rajon pa vaksina.