Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vishaj: Në Infektive vetëm edhe 5-6 shtretër të lirë

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë se kapacitetet e klinikës janë gati të mbushura në maksimum.

Vishaj në një intervistë në Interaktiv ka thënë se në Infektive janë vetëm edhe 5-6 shtretër të lirë dhe se po referohen pacientë te Covid-2 në Mjekësinë Sportive.

“Ne për momentin i kemi të hospitalizuar 112 pacientë, prej tyre 95 me oksigjenoterapi, pesë në gjendje shumë të rëndë e kritike, duke u trajtuar në mjekim intensiv. Jemi në mbushje të kapaciteteve të plota me pacientë të hospitalizuar. Në Infektive kapaciteti i plotë është 120 pacientë, pra ne kemi diku 5-6 shtretër të lirë. Mirëpo, meqenëse është hapur COVID-2 në Mjekësinë Sportive po i referojmë në COVID-2”, ka thënë Vishaj.

Vishaj: Për 5-6 ditë janë mbushur dy klinika

U.d. i Klinikës Infektive, Vishaj, ka thënë se rritja e numrit të pacientëve paraqet sfidë në vete, ndërsa ka thënë se ka mungesë të infermierëve.

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2110 raste të reja me koronavirus.

Edhe Vishaj: Është shtuar numri i të hospitalizuarve me COVID-19 Arbëri Vishaj: Është shtuar numri i të hospitalizuarve me COVID-19

“Kjo rritje e numrit të pacientëve të infektuar do të çojë shumë shpejt në hapjen e qendrave të reja të bllokut internistik. Me këtë trend të fluksit të pacientëve, do të hapen shumë shpejt ato. Tani në Kosovë në bazë të dhënave nga rezultat e mostrat, del se 99 për qind qarkullon varianti Delta. Jemi të bindur se në klinikën tonë pothuajse gjithë pacientët janë me këtë variant. Menaxhimi është sfidë. Sfidë jo vetëm për vendin tonë, por edhe ekonomitë shumë më të avancuara. Nëse e analizojmë korrikun, kishim të shtrirë shumë pak, mesatarisht 20-22 pacientë. E pesë ditët e fundit erdhi fluks i jashtëzakonshëm. Pothuajse për 5-6 ditë dy klinika u mbushën plotë. Ardhja e shpejt paraqet sfidë në vete. Kemi mungesë të stafit infermieror, dhe është e pritshme kjo. Kërkojmë sa më shpejtë të jetë e mundur të vijnë përforcime, me qëllim të ofrimit të shërbimit shëndetësor sa më cilësor. Vetëm ditën e djeshme brenda 24 orëve të fundit, për vizitë në Klinikë erdhën 152 pacientë. Ndërsa nga mëngjesi deri në këtë moment klinikën e kanë frekuentuar 110 pacientë”, tha Vishaj në Interaktiv.

Ai ka bërë thirrje sërish për vaksinimin e qytetarëve, duke thënë se pacientët e vaksinuar edhe nëse infektohen, ata shfaqin shenja klinike më të buta.