Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë se prej tre pacientëve të shtrirë në këtë klinikë me probleme të COVID-19, dy prej tyre janë të pavaksinuar.
Sipas Vishajt, përmirësimi i gjendjes epidemiologjike ditëve të fundit, ka bërë që situata në Klinikën Infektive të kthehet pothuajse në normalitet.
“Këto ditë gjendja epidemiologjike është më e mirë dhe rrjedhimisht është përmirësuar edhe situata në Klinikën Infektive. I kemi tre pacientë të hospitalizuar të lidhur me Covid-19, njërin prej tyre me Covid pozitiv. Dy prej tyre janë të pavaksinuar. Dhe është shumë keq të kesh pacientë të shtrirë të pavaksinuar, kur ka vaksina të mjaftueshme. Popullata duhet të vaksinohet më shumë”, ka thënë Vishaj në emisionit “SOT” të KTV-së.
Vishaj tregoi se kanë hapur edhe repartin e pestë për pacientët jo-Covid.
“Klinika Infektive ka pasur gjashtë reparte. Deri tani i kemi pasur katër reparte për pacientët jo-Covid, prej sot i kemi pesë. Kemi vetëm një repart për Covid”, ka thënë ai.
Rastet me COVID-19 në javët e fundit ka pasur rënie në Kosovë. Numri total i rasteve aktive është 447 në të gjithë vendin.
-
Dy pacientë me Covid vdiqën në Infektive, Vishaj: Nuk ka nevojë për panik
-
Kërkesë e ulët për hospitalizim me COVID-19, infektologët vlerësojnë vaksinimin
-
Vishaj: Është shtuar numri i të hospitalizuarve me COVID-19
-
Vishaj: Masat janë liruar, por pandemia vazhdon
-
Vishaj: Mbi 90 për qind e pacientëve në Infektivë janë të pavaksinuar