Drejtori i Infektives, Arben Vishaj, ka thënë se masat janë liruar porse pandemia është edhe më tutje prezentë.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të vaksinohen,
“Ne i inkurajojmë ata që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, sepse duke e bërë këtë i afrohemi edhe më shumë kohës liberale”, ka thënë ai.
Sipas tij, në Klinikën Infektive gjendja e përgjithshme është shumë e qetë krahasuar më ditët e mëhershme.
Vishaj ka shtuar se aktualisht të hospitalizuar janë 24 pacientë dhe një nga ta është në gjendje shumë të rëndë.
“Në përgjithësi kërkesa për hospitalizim në Klinikën Infektive është shumë e vogël. Kjo pasi nuk ka shumë kërkesa për vizita dhe në komunitet nuk ka shumë persona që janë duke u infektuar. Është vështirë të thuhet se virusi e ka humbur efektin. Por mund të themi se një numër i madh i qytetarëve i është përgjigjur vaksinimit. Nuk mund të themi me besueshmëri që ka ra virolenca”, ka thënë ai.
-
Vishaj: Është shtuar numri i të hospitalizuarve me COVID-19
-
Prej tre pacientëve në Klinikën Infektive, dy prej tyre të pavaksinuar
-
Infektologët këshillojnë që lirimi i masave të bëhet me kujdes
-
Infektivja e përgatitur për rritjen e rasteve me Covid
-
Dy pacientë me Covid vdiqën në Infektive, Vishaj: Nuk ka nevojë për panik