Avokatja e Rexhep Selimit, Furtuna Sheremeti, ka thënë se provat e ZPS-së nuk tregojnë se ai ka kryer krime, derisa kërkesën për 45 vjet burgim e cilësoi si burgim të përjetshëm.
“Nuk ka prova që ta mbështesin fajësinë në asnjë prej pikave të aktakuzës për Selimin. Duhet të shpallet i pafajshëm dhe nuk mund të flitet për masë dënimi”, ka thënë ajo, duke e quajtur kërkesën e ZPS-së për 45 vjet burgim “shproporcionale dhe të paprecedent”.
E, avokati kryesor i Selimit, Geoffrey Roberts, përmbylli deklaratat e mbrojtjes për Selimin.
“Provat kundër tij janë kontradiktore dhe nuk kanë besueshmëri e janë të pabazuara. Veçmas pretendimet që ai ka marrë pjesë në ndonjë krim të pretenduar”, tha Roberts.
Pas mbrojtjes së Rexhep Selimit, mbrojtja e Jakup Krasniqit do të nisë deklaratat përmbyllëse.
VIDEO:
Në Speciale vazhdojnë deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes
•E premte, 13 shkurt: Mbrojtja e Selimit përmbyll fjalën e saj dhe fillon mbrojtja e Jakup...-
Avokati thotë se fotoja e Selimit me uniformë të zezë që e paraqiti ZPS-ja nuk qëndron si provë
-
Mbrojtja e Selimit: ZPS-ja s’ka arritur t’i vërtetojë pretendimet e veta
-
Mbrojtja e Selimit: Prokuroria dështoi të vërtetojë akuzat
-
Mbrojtja: Nuk ka asnjë provë për fajësinë e Selimit
-
Mbrojtja e Krasniqit: ZPS-ja mbështetet në spekulime, opsioni i vetëm është vendimi i pafajësisë